Një mësuese nga Gramshi rezultoi e para në rang Republike nga testimi i kryer përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, duke u punësuar menjëherë, ndërkohë që figuronte e papunë për 7 vite me radhë.
Ky ishte shembulli që solli sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Fier, duke ilustruar funksionalitetin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Rama tha se “situata me mësuesit është stabilizuar dhe nuk ka më asnjë stres, frikë apo probleme për heqje nga puna me pa të drejtë”.
“Do të jetë shkelje e ligjit në rast se shkelen kriteret e pranimit të mësuesve përmes portalit. Në këtë portal do të përfshihen edhe edukatoret e kopshteve, ku ka shumë abuzime me emërime të bashkive”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se e njëjta gjë po bëhet edhe me portalin e infermierëve. /b.d