Një person ende i paidentifikuar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme tek Diga e Liqenit Artificial i ulur në një stol dhe pa shenja jete.
Personi i moshës rreth 75 vjeçare është konstatuar rreth orës 22:45
nga kalimtarët e rastësishëm.
Nga hetimet parapraket nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet për vdekje natyrale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /b.d