Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook disa foto ku sipas tij shfaqen drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Fotot duket që janë fiksuar nga një kamer sigurie në një prej lokaleve të Tiranës. Berisha e quan këtë një “takim të gabuar në kohën e gabuar”.
Fotot Berisha i shoqëron me shkrimin e një portali që flet për një proces gjyqësor për aksionet e Top Chanel, çështje e cila ëhstë në Gjykatën e Lartë ku është anëtar Dvorani.
“Kesaj i thone kapje!
Nje takim i gabuar ne nje kohe te gabuar!
Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar!”, shkruan Berisha./a.m.