Izraeli akuzon Iranin për nxirjen e dhunës në Rripin e Gazës, ku më shumë se 100 palestinezë kanë humbur jetën gjatë protestave. Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha për mediat se “palestinezët mund të protestojnë, por Hamasi po organizon një sulm të dhunshëm me qëllim që të rrëmbejnë dhe vrasin izraelitët
“Gjëja e fundit që duam është dhuna, viktimat dhe konfrontimi. Palestinezët mund të protestojnë, por Hamasi po organizon një sulm të dhunshëm me qëllim shkatërrimin, dhe të thyejë gardhin kufitar në mënyrë që të rrëmbejnë dhe vrasin izraelitët që jetojnë vetëm 100 metra larg.
Netanjahu gjithashtu tha para gazetarëve se ushtria izraelite po merr të gjitha masat për të përdorur mjetet jo vdekjeprurëse gjatë protestave masive e të dhunshme.
Nga ana tjetër, të tjera tubime te tjera janë paralajmëruar të mbahen në rripin e Gazës të premten. Kjo do të jetë e premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ushtria izraelite ka hedhur fletushka në Gaza, ku paralajmëron palestinezët që të mos hyjnë në gardhin kufitar të fortifikuar. /b.d