Në një konferencë për shtyp të mbajtur në portin e Catanias në ishullin e Sicilisë, autoritetet italiane të Policisë Financiare kanë zbardhur detajet e operacionit që çoi në sekuestrimin rekord të 10 tonë hashash.
Pas 40 orë monitorimi në ujërat e Sicilisë, policia italiane ka vënë nën sekuestrim anijen oqeanike të peshkimit “Quest” ku u gjetën rreth 10 tonë hashash.
Hashashi kishte dy nivele cilësie e do të sillte në treg një përfitim nga 15 deri në 20 milionë euro. Anija lundronte me flamurin e vendeve të ulëta.
Anija e nisur nga Malta kishte udhëtuar përmes ngushticës së Gjilbartarit. Në ujërat mes Marokut e Algjerisë, anija ‘Quest’ ishte furnizuar me 10 tonë hashash me gomone që niseshin nga bregdeti.
Nën pranga janë vënë 9 anëtarët e ekuipazhit mes të cilëve kapiteni i anijes nga Malta, i identifikuar si anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale malteze. Në verë të 2017 ai ishte arrestuar nga policia spanjolle për transportimin e 6000 arkave me ciagare kontrabandë.
Mes të arrestaurve ishte edhe një shtetas italian nga Sicilia i dënuar më parë nga drejtësia italiane për grabitje me armë.
Prej gati 2 ditësh anija “Quest” qëndronte e pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve italiane të Sicilisë mes qyteteve Messina e Palermo./oranews
a.ç