Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është një emër i lakuar nga opozita e cila e sulmon politikisht shpesh.
Ama një foto e Markut, kur ajo ka qenë nxënëse shkolle, po bën sot xhiron e rrjetit. Mesa duket në një gazetë të kohës së diktaturës, Arta Marku prezantohet si një nxënëse shembullore me rezultate maksimale në shkollë.
“Nxënëset e dalluara Arta Marku në Fushë-Arrëz dhe Genta Alia në Pukë e pritën 1 Qershorin me dhjeta”, thuhet në shkrimin e gazetës.
Fotoja është bërë virale në rrjet dhe të shumtë kanë qenë komentuesit e saj. /b.d