Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit.
Takimi nisi pak para mbylljes së seancës së tensionuar parlamentare, ku opozita bllokoi foltoren për rreth 2 orë.
Kujtojmë se ministri i Brendshëm, nuk ishte i pranishëm në sallën e parlamentit
Ambasadori Lu, por edhe ambasadorë të BE, kanë vlerësuar punën e ministrit të Brendshëm në luftën kundër krimit dhe trafiqeve.
Pas këtij takimi në Ministrinë e Brendshme, Lu dhe Xhafaj janë larguar të dy me të njëjtin automjet, atë të ambasadës amerikane, me të cilën lëviz pikërisht ambasadori Donald Lu.
Javanews/a.ç