Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se Lulzim Basha këtë fillimjavë ka lobuar fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sipas Ballës, Bundestagu gjerman si dhe kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, janë mbështetës kryesor i hapjes pa asnjë kusht negociatave të Shqipërisë me BE-në.
“Lidhur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Spaho: Duhet të jeni korrektë kur citoni përfaqësues të nderuar të institucioneve dhe këtu flas për Kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë që ju e citoni. Tajani ëhtë një ndër mbështetësit kryesor të hapjes pa asnjë kusht dhe të menjëhershme të negociatave me Shqipërimë. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës dua t’i ripërsëris Grupit Parlamentar të PD dhe LSI që betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku në interes të hapjes së negociatave mund ta zhvillojmë së bashku, pavarësisht se jeni shumë vonë edhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurtë që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë proces në funksion të 28 qershorit, por dhe pas 28 qershorit”, deklaroi Balla
a.ç