Presidenti i SHBA ka shtruar Iftar në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.
Faber, përmes një statusi në facebook, thote se bisedoi me Trump për çështje të rëndësishme, duke vlerësuar ndihmën e SHBA ndaj Shqipërisë
“Theksova se populli shqiptar është tepër mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë mbështetur në çdo hap transformimet rrenjesore të vendit tonë në këto tre dekada të zhvillimeve demokratike. Momentet historik të anëtarësimit të vendit në NATO, të marrjes së ftesës për vend kandidat në Bashkimin Evropian, apo reformat si ajo e drejtësisë, kanë në themel mbështetjen e SHBA-ve. Pata mundësi gjithashtu të theksoj se vëmëndja amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë është një faktor paqeje dhe stabiliteti”, shkruan Floreta Faber në Facebook.
Postimi i Floreta Faber në Facebook
Sonte pata kënaqësinë e veçantë që të isha e ftuar në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Trump, në Dhomën e Darkave Shtetërore të Shtëpisë së Bardhë. Pata nderin dhe privilegjin e madh që të isha pjesë e tavolinës së tij, së bashku me kolegët ambasadorë nga Jordania, Indonezia, Arabia Saudite, Bangladeshi.
Prania e Presidentit, diskutimet tepër interesante, dhe interesi i tij për secilin nga vendet tona, janë një tregues i lidhjeve dhe marrëdhënieve të forta mes popujve tanë. Shqipëria sonte ishte e nderuar të kishtë praninë dhe mundësinë e prezantimit të saj në atë tavolinë. Theksova se populli shqiptar është tepër mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë mbështetur në çdo hap transformimet rrenjesore të vendit tonë në këto tre dekada të zhvillimeve demokratike. Momentet historik të anëtarësimit të vendit në NATO, të marrjes së ftesës për vend kandidat në Bashkimin Evropian, apo reformat si ajo e drejtësisë, kanë në themel mbështetjen e SHBA-ve. Pata mundësi gjithashtu të theksoj se vëmëndja amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë është një faktor paqeje dhe stabiliteti.
Po ndaj dhe disa foto që shprehin larminë e kësaj darke, ku mori pjesë dhe zvPresidenti Pence, një numër anëtarësh të Kabinetit dhe rreth 40 ambasadorë.
Javanews/a.ç