Prokurorja Anila Leka, e cila është në detyrë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka kaluar Vettingun. KPK ka vlerësuar se pasuria e Lekës është e justifikuar me të ardhurat. Po ashtu, u konkludua se Leka është e aftë profesionalisht. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.
“ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar. Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë”, thuhej në raportin e KPK për Anila lekën.
Prokurorja Leka është kandidate nga radhët e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë./a.m.