Viktima e mbremshme ne Vlore, pronari i nje lokali dhe biznesmeni Vasil Dervishaj qe u ekzekutua sapo ka zbritur nga makina, nuk eshte nje emer i panjohur per policine.
“Panorama” ben me dije se ai ka qene i arrestuar me pare per trafik te lendeve narkotike.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ne disa pista, duke u perqendruar vecanerisht ne ate te nje krimi per hesape droge dhe ne nje krim per shkak te hakmarrjes pas nje hasmerie te vjeter.
Nuk ka ende asgje zyrtare lidhur me shkakun, pasi policia thote se eshte duke hetuar per ngjarjen.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët.
Si pjese e procedures hetimore, policia ka bere edhe disa shoqerime per t’i pyetur lidhur me ngjarjen, por nuk ka asnje te dyshuar apo identifikuar si autor./a.m.