Gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Belsh në kuadër të turit të ‘Llogaridhënies’ një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla pranë podiumit.
Punonjësi i gardës ra aksidentalisht nga një lartësi rreth 2 metra ndërsa u transportua me urgjencë për në qendrën shëndetësore të Belshit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur gardisti transportohet me barelë në drejtim të qendrës shëndetësore. Ndërkohë që ashtu sikur ndodhi në Elbasan dhe në Cërrik, edhe në Belsh, Rama është pritur me protesta nga një grup simpatizantësh të PD.