Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e punësimit deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit
Kryeministri Edi Rama është shprehur se në tre muajt e fundit janë punësuar 10 mijë persona, ndërsa deri në fund të vitit objektivi është 25 mijë
“Është inkurajuese që me ndryshimin e metodologjisë me një ristrukturim të shërbimit të punësimit në muajt kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar në tre muajt e fundit, mars, prill dhe maj. Jemi optimist që do të realizojmë objektivin për të pasur 25 mijë të punësuar në 2018 vetëm përmes zyrave të punës. 41% e pagave deklarohen se janë 300 mijë lekë, kjo është gënjeshtër, nuk është e mundur, sepse kështu thonë të dhënat e brendshme, një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatimin dhe pjesa tjetër në të zezë. Do ta luftojmë këtë fenomen. Kemi shumë pak punonjës të pa regjistruar, por shumë që marrin një pjesë të pagës në të zezë”
“Në 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit. Duke filluar nga infrastruktura, në vitet e ardhshme do të financohen një sërë projektesh. Turizimi që çdo vit po tregon gjithnjë e më shumë rëndësinë në ekonominë shqiptare. Kalimi nga statusi fason, në kalimin e një statusi tjetër ku çdo proces të kryhet brenda në Shqipëri”, u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama e vuri theksin tek arsimi profesional si një nga mundësitë e mira për punësim.
Për të gjithë të papunët që nuk kanë kualifikimin e duhur profesional për një vend pune, Qeveria do t’u ofrojë atyre kurse profesionale kundrejt pagesës.Kreu i qeverisë theksoi se atyre do t’u ofrohen kurse profesionale dhe do të marrin një pagesë, që është më e lartë se ndihma ekonomike. Kursi është parashikuar që të zgjasë 1-2 muaj dhe më pas do të integrohen në tregun e punës.
“Nëse reforma në arsimin profesional do ishte bërë 20 vite më parë sot do të kishim një situatë krejtësisht tjetër. Në fund të fundit janë sipërmarrjet ato që krijojnë vendet e punës, jo qeveria. Qeveria ka për detyrë të mbështesë krijimin e vendeve të punëve, duke krijuar lehtësira në aspektin financiar si dhe krijuar kushtet në përgatitjen profesionale të punonjësve. Thellimi i reformave është e vetmja rrugë për të rritur këto rezultate”, tha Rama.
a.ç