Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha se fakti që opozita qëndron në sallën e Kuvendit dhe mazhoranca e braktis atë, flet shumë për seriozitetin.
Duke folur në Top Channel, Kryemadhi listoi një sërë bashkish që e majta i ka fituar falë koalicionit PS-LSI. Sipas saj, Edi Rama duhet të përgatitet se do t’i humbasë bashkitë e Patosit, Lushnjes, Divjakës, Roskovecit etj.
Drejtuesja e Lëvizjës Socialiste për Integrim paralajmëroi një koalicion të gjërë për zgjedhjet lokale 2019, ku sipas saj do të jenë edhe ballistët, legalistët dhe çdo forcë politike që kërkon largimin e Ramës. /javanews/b.d