Një adoleshent, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur xhiron ditore punonjëses së një farmacie.
Autori i dyshuar është arrestuar pak pas ngjarjes nga policia.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin me inicialet R. N., 17 vjeç, banues në Tiranë
Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).
Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal./a.m.