Ka zgjatur vetëm pak orë seanca e sotme e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e tejkaloi skenarin e opozitës, duke votuar ligjet në rendin e ditës, ndërkohë që këta të fundit mbanin bllokuar foltoren. Në fotot e siguruara nga LSA-ja, demokratët duket të jenë vënë në radhë për të hyrë në Kuvend, aty ku vijuan sërish me skenarin e tyre. Vetë kryeparlamentari Basha është parë të udhëheqë demokratët, ndonëse preferoi që fjalën t’ua lërë atyre.
Të majtët pasi kanë votuar janë larguar nga salla për t’ja lënë atë opozitarëve që vijojnë të qëndrojnë live në Facebook. Në fotot e siguruara nga LSA-ja ata kanë dalë pjesë-pjesë, ndërsa duket se kanë ende gjëra për të biseduar.
Kështu deputeti Tom Doshi shfaqet teksa diskuton me ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknurin. Ata kanë ndaluar në shkallët e Kuvendit, ndërsa pak metra poshtë tyre muhabet vënçe bën edhe Bashkim Fino.
Nuk dimë nëse diskutimet kanë të bëjnë me situatën e krijuar në sallë, apo çështje të tjera të politikës. /Balkanweb/b.d