Sipas një studimi të Harvard dhe universiteteve të tjera të SHBA, në vitet kur temperaturat janë të larta nxënësit kanë të ngjarë të kenë rezultate më të ulëta në provime.
Ekziston një lidhje e rëndësishme mes temperaturave të larta dhe rezultateve jo të mira në mësime, thonë studiuesit.
Një analizë testuese e mbajtur me 10 milionë nxënës të shkollave të mesme të SHBA mbi 13 vjet, tregon se moti i nxehtë ka një ndikim negativ në rezultate.
Studimi thotë se një zgjidhje praktike mund të jetë përdorimi i ajrit të kondicionuar.
Nxënësit të cilët kanë provime gjatë valës së nxehtë të verës mund të jenë ankuar gjithmonë se janë penguar nga moti jo i rehatshëm.
Por ky studim, nga ekspertët në Harvard, Universitetin e Kalifornisë Los Angeles (UCLA) dhe Universiteti Shtetëror i Georgia, tregon se ka prodhuar provat e para të qarta që tregojnë se kur temperaturat rriten, performanca në shkollë bie.
Studimi, i publikuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike të SHBA, zbuloi se studentët kishin më shumë gjasa të kishin rezultate më të mira kur temperaturat janë normale ose të ftohta.
a.ç