Italia mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo deklaroi sot, në një prononcim për një nga mediat në vend se, Italia është pro hapjes së negociatave.
Përfaqësuesi më i lartë i diplomacisë italiane në vendin tonë, Cutillo apeloi edhe vendet e tjera të BE-së që të mbështesin çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili sipas tij, duhet të bazohet në progresin e realizuar nga Shqipëria.
“Europa duhet të shikojë progresin e bërë nga Shqipëria. Është momenti i duhur për Shqipërinë. Komisioni Europian e tha qartë në muajin prill se Shqipëria ka përmbushur kriteret”, tha Cutillo.
Ambasadori Cutillo theksoi se Shqipëria ka ende një muaj kohë dhe duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të bindur vendet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave.
a.ç