Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ka folur edhe për protestën e së shtunës se PD- LSI. Edhe pse ajo ishte një zhgënjim i madh dhe më e dobëta që PD ka organizuar gjatë këtyre viteve, Spaho mendon ndryshe. Sipas tij, protesta ishte masive.
“E patë sa masive ishte protesta, pavarësisht përpjekjeve për ta denigruar dhe tallur. Qytetarët u derdhën masivisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe ne si opozitë e dimë që ka njerëz të ndershëm dhe në këtë forcë politike, por është kryeministri Rama që zgjedh të mbajë këtë kategori në pozicione më të rëndësishme të drejtimit të shtetit që të shpëtojë veten e tij pasi të gjitha indiciet që dalin e nëpër media, janë që dhe ai bashkë me të vëllain është i lidhur me rastin e Xibrakës”, tha Edmond Spaho.
ma.me