Roberto Mancini e nis me fitore aventurën e tij në pankinën e Italisë. Të kaltërit fituan 2-1 miqësoren ndaj Arabisë Saudite të zhvilluar në Zvicër. Italia që do të mungojë në Kupën e Botës kaloi e para në avantazh me golin e Mario Balotelli që në minutën e 21-të.
Në fraksionin e dytë djemtë e Mancinit dyfishuan me golin e një tjetër sulmuesi Andrea Belotti. Arabia Saudite ngushtoi diferencën në minutën e 72-të me Al Shehri. Italia eksperimentale me një pjesë të parë të mirë e fiton 2-1 miqësoren e parë nën drejtimin e Mancinit ndaj Arabisë Saudite.
Trajneri Roberto Mancini e sheh gotën gjysmë plot. Ish-trajneri i Zenit është i kënaqur me pjesën e parë të djemve të tij dhe sqaron.
“Pjesa e parë ishte e mirë. Nuk u mërzita për golin e pësuar pasi ata ishin më të freskët se ne. Të fitosh qoftë edhe në miqësore është mirë. Balotelli mund të bëjë më mirë por goli ishte i rëndësishëm”. tha Mancini.
Në 7 ditët e ardhshme Italinë e Mancinit e presin dy teste të tjera shumë më të forta më 1 qershor me Francën dhe më 4 me Holandën.
ma.me