Energjitë dhe humori pozitiv e mbajnë trurin të ri. Kështu sugjerojnë studimet e fundit, sipas të cilave, humori i mirë është i rëndësishëm dhe vonon plakjen dhe funksionet e trurit tonë. Ndërsa në të kundërt, shqetësimet e spektrit depresiv dhe rënia e aktivitetit mendor bëhen shumë shpejt më të dukshme. Kërkimi është kryer nga Universiteti i Sussex dhe është publikuar në revistën ‘Psychological Medicine’, e është bazuar edhe në përmbledhjen e statistikave të 34 punëve të tjera kërkimore mbi këtë argument, duke përfshirë gjithsej 71 mijë persona.
Nga to ka rezultuar madje se ka edhe një lidhje mes depresionit dhe ndryshimeve anatomike-strukturore të trurit, deri në zvogëlim të masës së disa zonave. Sipas autorëve, efektet janë vëzhguar për një kohë të gjatë jete, duke vërtetuar se aftësitë mendore të individëve që kanë patur shqetësime mendore, kanë pasur edhe rënie të dukshme fiziologjike vit pas viti.
Kështu kërkuesit i bëjnë thirrje bluzave të bardha në mbarë botën që të kenë prioritet gjendjen mendore të pacientëve, duke pasur parasysh se sot 1 ndër 5 persona ka probleme depresive që mund të vijnë nga pesimizmi i vazhdueshëm.
a.ç