Gareth Bale ka dëshirë që të kalojë tek kampionët e Bundesligës, Bayern Munich.Por, kjo lëvizje mund të jetë e pamundshme sepse Bayern do ti duhej që të ndryshonte politikën e pagave në këtë klub për të marrë anësorin e Realit.
Sipas Sport Bild Bayerni dhe Manchester United janë kandidatët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin që nuk po arrin të adaptohet në formacionin e Real Madridit.
Çmimi i tij është rreth 100 milionë euro, por United është shkruar se nuk do të paguaj më shumë se 80 milionë euro për Bale.
Presidenti i Bayern Uli Hoeness nuk ka përjashtuar investime të mëdha në transferë këtë verë, derisa CEO Karl – Heinz Rummenigge ka thënë se nuk do të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro në transferime, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)