Artan Hoxha ka komentuar vendimin për lirimin e Saimir Tahirit, nga “arresti shtëpiak”.
“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm.
Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua.
Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.
Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme.
Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit.
Çështja është kush bën presion.
Vendimi nuk do të thotë asgjë.
Tahiri është i pafajshëm, por i pandehur”, tha gazetari i ftuar në Abcnews. /b.d