Tirana po kthehet në një qendër të kulturës jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Për 6 ditë me radhë, kryeqyteti do të mirëpresë “INTERNATIONAL PUPPET THEATRE FESTIVAL ALBANIA” që do të sjellë plot freski, origjinalitet, larmishmëri dhe lojë nga teatro të ndryshme të botës.
Teatro dhe Kompani Teatrore nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria do të performojnë çdo ditë në Teatrin Metropol dhe sheshin Skënderbej për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim eksperiencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme.
Shfaqjet fantastike pritet që të angazhojnë pjesëmarrjen dhe imagjinatën e çdo grupmoshe, ndërkohë që hyrja do të jetë falas.
Prej tre vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të shtuar financimit dhe mbështetjes së projekteve të ndryshme të cilat synojnë të pasurojnë jetën kulturore dhe artistike në kryeqytet. Shfaqjet në Teatrin Metropol, shfaqjet e kukullave nëpër lagje, festivalet dhe koncertet, kanë qenë një pjesë e aktiviteteve që qytetarët e Tiranës kanë pasur mundësi të ndjekin, ndërkohë që nuk mungojnë dhe aktivitetet e tjera në natyrë.
PROGRAMI:
27 Maj – TURKEY 🇹🇷
Cengiz Ozek Shadoë Theatre
“The Magic Tree”
11:00 Teatri Metropol
20:30 Sheshi Skënderbej
28 Maj – ROMANIA 🇷🇴
Puck Puppet Theatre
“The Street of Angels”
11:00 Teatri Metropol
19:00 Sheshi Skënderbej
29 Maj – ALBANIA 🇦🇱
Teatri Metropol
“Don Quixote”
10:00 Teatri Metropol
20:30 Sheshi Skënderbej
30 Maj – SPAIN 🇪🇸
Angeles de Trapo
“Error 404”
11:00 Teatri Metropol
20:30 Sheshi Skënderbej
31 Maj – CHINA 🇨🇳
Chinese Hand Puppet Performance
“The prodigal son”
“Knocking out the tiger”
“Daming Courtyard”
11:00 Teatri Metropol
20:00 Sheshi Skënderbej
1 QERSHOR
Festojmë sëbashku!
09:00 – 12:00
Sheshi Skënderbej
ma.me