Kanceri vazhdon t’i prekë çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës. Fiks 482 është numri i pacientëve të prekur me lloje të ndryshme të kancerit, vetëm në muajt e parë të këtij viti, numër ky që është në rritje nga viti në vit, raporton KTV.
Onkologët thonë se ushqimi, të cilin e konsumojnë qytetarët e Kosovës dhe ajri i ndotur janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve nga kanceri.
Kjo pasi që, sipas onkologëve, pacientët më së shumti janë të prekur nga kanceri në mushkri dhe organet e frymëmarrjes.
Millaku ka folur edhe për furnizimin me barna, që, sipas tij, Klinika e Onkologjisë i përgjigjet mirë çdo aspekti. Por pacientët që luftojnë me këtë sëmundje thonë të kundërtën. Ata ankohen se po detyrohen t’i blejnë vet citostatikët dhe barnat e tjera të nevojshme për kimioterapi që, sipas tyre, kushtojnë shumë. (b.an)