Reali i Madridit mundi Liverpulin në finalen e Champions League.
Por Reali ishte në vështirësi pjesën e parë pasi Liverpuli po dominonte.
Kur pritej goli i ekipit të Klop, Sergio Ramos dëmtoi rëndë yllin e të kuqve Mohamed Salah, duke i nxjerrë shpatullën.
Pas ndeshjes trajneri gjerman i Liverpulit Jurgen Klop e quan mbrojtësin “kancer të futbollit”.
“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan futbollin në gjithë botën je një kancer për këtë sport të bukur!”, shkruan Klop./a.m.