Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar për tvklan, se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave.
Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa kalimtari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore./a.m.