Fotografi i njohur i Kuvendit Agim Rama ka ironizuar pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e opozitës.
Ai ka komentuar sikletin e Berishës nga dielli ku herë pas here bënte gjeste nga më të ndryshmet për t’i shpëtuar.
Kaq ka mjaftuar që Rama të fokusojë në objektivin e aparatit një çast dobësie të Berishës.
“Vapa qe e papërballueshme për moshën e tretë”, ironizon Rama.
Më herët edhe deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar gjestin e deputetit Bardh Spahia që përpiqet t’i bëjë hije Berishës./Tema