Opozita zhvillon sot protestën e paralajmëruar në të cilën do të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
PD e akuzon Xhafajn se ka mbrojtur vëllain e tij që sipas selisë blu ka vijuar trafikun e drogës i pashqetësuar.
Dje Xhafaj ka sfiduar kreun e opozitës Lulzim Basha teksa ka deklaruar se dorëhiqet nëse audio-përgjimi për vëllain e tij rezulton i vërtetë. Ministri pyeti Bashën nëse edhe ai ëhstë i gatshëm të dorëhiqet nëse vërtetohet e kundërta.
Sot, teksa qytetarët po grumbullohen për protestën, minsitri Xhafaj ka shkuar qetësisht në zyrën e tij në ministri. Ai është parë të futet rreth orës 9:30 ndëkorhë nuk ka preferuar të japë asnjë koment pas interesit të mediave./a.m.