Një lokal është shkrumbuar nga zjarri në Shëngjin gjatë natës.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se biznesi i përfshirë nga flakët është në pronësi të të punonjësi të Prokurorisë së Lezhës.
Policia ende nuk ka dhënë detaje të plota për këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë së Lezhës
Informacion paraprak:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./a.m.