Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Prizrenit ku një adoleshente është hedhur nga kati i tetë i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sakaq ajo që është më tronditëse se kjo është fakti që një shoqja e klasës së saj gjithashtu është hedhur nga kati i pestë i banesës së saj më 8 maj.
Sipas informacioneve, dy adoleshentet kanë qenë shoqe të mira, ndërsa janë hedhur dyshimet se ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
Policia ka nisur menjëherë hetimet.