Pak orë para protestës së opozitës, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, pas publikimit të audiopërgjimit ku thuhet se vëllai i tij flet me trafikantë, vjen reagimi nga Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit deklaroi se nëse rezulton se audiopërgjimi është i vërtetë, do të japë dorëheqjen.
REAGIMI
Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot:
Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm.
Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.
Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin.
Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është një, dhe vetëm një në këtë rast.
Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund
Shyqyr qe ta mbylli gojen njeher e mire ai papagalli i saliut
Luli behu gati shoku se babalja do te te nxjer zbuluar