Një 43 vjeçar koreano-verior por me nënshtetësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar sot në Berat.
Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Pasarela” ka rënë në pranga Hari Basko alias Hari Bello, 43 vjeç, lindur në Koren e Veriut dhe banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Padovas, Itali, e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(JavaNews.al)