Administrata e Trump ka futur edhe disa kompani turke në listën e zezë.
Vendimi është marrë pak më parë dhe ështe argumentuar me faktin se kompanitë në fjalë kanë bashkëpunuar me kompani të Iranit ndaj të cilit po ushtrohet embargo.
Sipas Reuters, kompanitë në fjalë janë “Trigron Lojistik”, “RA Air” dhe “3G Lojistik”.
Po ashtu, në këtë listë kanë hyrë edhe disa kompani të tjera ku kanë aksione turqit.