Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka folur sot në lidhje me protestën e së shtunës të opozitës.
I ftuar në studion e Report Tv, Ristani bëri dhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se “Nëse Rama nuk dorëzohet, ne sigurisht që kemi dhe një plan lufte dhe plan beteje opozitare” .
Ndërsa i pyetur nga gazetari se çfarë kërkon opozita, Ristani nuk ka mundur të japë një përgjigje të qartë.
“Opozita kërkon zgjedhje normale dhe në kohën e tyre. Ne i respektojmë ligjet e këtij vendi, por Rama dhe këta banditë nuk mund të vazhdojnë të drejtojnë qeverinë. Sigurisht që edhe në PS ka njerëz të mirë”.-tha ndër të tjera Ristani. /b.d