Një incidenti i pazakontë e ka kthyer një dasmë në qytetin Turgutlu të Manisas në Turqi ne nje feste qe ka marre famë ndërkombëtare.
E gjitha kjo, jo për madhështinë e saj, por se nusja Hatice Koşman 24 vjeç dhe dhëndri, Turgut Dinçer Guneri 26 vjeç, kanë riorganizuar dasmën për më 26 prill, pas anulimit të saj më 21 prill.
Shkak u bë zyrtari i martesës në Turgutlu, i cili po pyeste çiftin nëse pranonin njëri-tjetrin në martesë. Teksa burri tha ‘po’ që në fillim, nusja bëri një shaka të vogël nga ato që kishte dëgjuar në internet: “A do të ishte e mundur të thuhej ‘jo’? Natyrisht që po”.
Kaq u desh që zyrtari Ali Akca të thoshte; “Po largohem“, duke mos pranuar lidhjen e kurorës. Ishte fjala “jo” në mes, që ai e mori si dyshuese për martesën.
Të ftuarit u përpoqën ta bindnin atë të ndryshonte mendje, duke përjetuar edhe tensione.
As oficerët e policisë nuk e bindën zyrtarin për të vijuar procedurat e martesës.
Madje, dasma ishte planifikuar të transmetohej drejtpërdrejt edhe në një televizion kombëtar në një program grash, shkruan “Hyrriet”.
Çifti tha se ata kishin përjetuar një proces të vështirë pas incidentit dhe se kjo situatë ishte një përvojë e dhimbshme për ta. /b.d