Xhani De Biazi ka qenë dje i ftuar në një emision radiofonik në “RMC Sport”. Ish-trajneri i Shqipërisë analizoi ecurinë e disa klubeve të Serisë A.
Duke u ndaluar tek ajo e kuqezinjve, 61-vjeçari që katër vite më parë dërgonte Kombëtaren shqiptare në Europian deklaroi se:
“Rino punoi shumë mirë në vitin e tij të parë si trajner në Serinë A. Vlerat e punës së tij shtohen kur marrim parasysh të gjithë presionin që ai kishte në krye të Milanit.
Gatuzo i transmetoi grintën e tij një organike me moshë shumë të re, ndaj mendoj se me ndonjë blerje skuadra mund të rritet edhe më shumë, por nuk mund të flitet për t’u shpallur kampion”.
a.ç