Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në Durrës ku u bastisën zyrat e Porkurorisë së rrethit. Konstatimi u bë në orët e para të mëngjesit nga pastruesja e cila vërejti dyert e dëmtuara.
Raportohet se autori apo autorët kanë shqyer bravat dhe kanë marrë dokumente në të paktën dy zyra sipas raportimeve paraprake. Një prej zyrave të grabitura është ajo e prokurorit Afrim Shehu, i icli është pjesë e Task-Forcës.
Mëoshet se ky prokuror ka hetuar dosjen e tjetërsimit të disa trojeve në Bregdetin e Ishmit, çështje për të cilën akuzohen disa zyrtarë për korrupsion.
Po ashtu, është bastitur edhe zyra e një Oficeri të Policisë Gjyqësore. Nuk jepen informacione se çfarë dokumentesh janë marrë konkretisht. Në vendngjarje ka nisur puna hetimore për zbulimin e autorëve.
***
Bastiset Prokuroria e Durrësit. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e organit të akuzës në qytetin bregdetar dhe kanë marrë materiale nga zyrat e prokurorëve.
Nuk dihet ende se çfarë materialesh janë vjedhur dhe nëse ka dokumente hetimore sekrete. Sipas raportimeve paraprake, autori apo autorët kanë hyrë në zyrat e prokurorëve.
Konstatimi është bërë nga pastruesja e cila gjatë punës ka parë se dyert kanë qenë të dëmtuara. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ky është rasti i dytë që grabiten dokumentet e Porkurorisë së Durrësit. Para dy javësh, u grabit posta e kësaj prokurorie. Korrierit iu mor me forcë dosja në të cilën ndoedhin disa dokumente. /a.m.