Mesditën e sotme një i ri mbeti i plagosur me thikë në qytetin e Durrësit.
Mësohet se i plagosur mbeti Elvis Metaj, 20 vjeç.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një lavazhi në lagjen nr. 18 të qytetit.
Metaj është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorët me të cilët u përlesh 20 vjeçari.
Ata janë G.Gj., 18 vjeç, G.R., 17 vjeç dhe A.Ll., 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim policor.
“Rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 është plagosur me thikë E.M., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Durrësit.