Spartak Braho është propozuar si anëtar i Komisionit të Ligjeve nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.
Deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë pritet të zëvendësojë kështu ish-ligjvënësin Saimir Tahiri, i cili dha dorqëheqjen pak kohë më parë.
Ndërkohë, Spartak Brahoa ka drejtuar legjislaturën e kaluar Komisionin e Sigurisë.
Por vendimi i Partisë Socialiste së fundmi e çon atë te Ligjet, që njihet edhe si një nga komisionet që prodhon më shumë debate.
Spartak Braho u betua në seancën e javës së kaluar para Parlamentit ndërsa ai rikthehet në këtë institucion pas një viti. Vit në të cilin shërbeu si këshilltar për Marrëdhëniet me Parlamentin pranë Kryeministrit Rama. /javanews/b.d