Mësohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Golemit në Kavajë, kur një fëmijë i mitur u mbyt aksidentalisht në pishinën e një hoteli.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se të miturin e kishte marrë me vete gjyshja, e cila punonte në hotelin në fjalë. Me sa duket i vogli i ka shpëtuar vëmendjes së saj teksa punonte dhe ka rënë në pishinë.
Pas ngjarjes së rëndë trupi i të miturit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Durrësit, ndërsa spitali ka kërkuar edhe ndihmën e një psikologeje për të qetësuar familjarët, të tronditur nga humbja e papritur./a.m.