Ish-presidenti Bamir Topo ka komentuar aktualitetin politik në studio e hapur në news24.
Ish-presidenti, i pyetur nëse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen deklaroi se problemi nuk është te Xhafaj, por te vetë kryeministri. Sipas ish-presidentin, Xhafaj ka udhëhequr reformën më të rëndësishme në vend, atë të drejtësisë.
Topo tha se ka “dyshime që audiopergjimi të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”
Vasili: “E vlerësoni si një investim gazetaresk apo shkojmë përtej kësaj?”
Topi: “Gazetarët duhen përgëzuar, pasi në një farë mënyre ka marrë rolin e politikës. Studiot janë mbushur, gazetarët flasin dhe një javë pas daljes së kësaj videoje, ende nuk dihet e vërteta”
Vasili: “Kush duhet ta thotë të vërtetën?”
Topi: “Niçja thoshtë që e vërteta është një iluzion që gjendet vetëm atëherë kur gjithçka ka mbaruar dhe thotë që atëherë kur vdiq e vërteta e gënjeshtra mbajti një fjalim mbresëlënës. E vërteta është varrosur nga partitë politike. Nuk mund të mbaj qëndrim për autenticitetin e videos, por veprimi i kryeministrit pasi erdhi nga Bullgaria ishte i papjekur”.
Vasili: “A është e paragjykuar prokuroria në çfarëdolloj pozicioni të qëndrojë ajo”
Topi: “Koha ka treguar që po”
Vasili: “Nëse flet prokuroria, duhet ta marrim si të vërtetë”
Topi: “Jo, ndaj kemi gjykatat e institucionet e tjera”
Vasili: “Pse po vonon përgjigja nga prokuoria?”
Topi: “Paradoksi i madh është që kryeministri e merr vesh në orët e vona të natës, ndërkohë prokuroria ka një javë se zbulon dot”
Vasili: “Besoni se është Agron Xhafaj në audiopërgjim”
Topi: “Nuk dua të përzihem fare këtu. Do ishte më e ndershme të thuash që ka ndodhur kjo situatë dhe të thuhej arsyeja. Unë kam pritur që Rama të japë arsyet pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Po i jap Ramës një përgjigje për Lazaratin. Lazarati është një fenomen lokal, por me qeverinë Rama u përhap. Rama kapet me gjëra që nuk ekzistojnë. Prisja që të fliste dhe të pranonte realitetin siç është. Në rast se ai vetëm mohon, ky vend s’ka shanc”
Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”
Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”
Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”
Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”
Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”
Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”
Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”
Topi: “Me dijeninë time jo”
Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”
Topi: “Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”
Vasili: “Hap i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”
Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”
a.ç