Një kirurge plastike në Atlanta është duke u përballur me disa padi nga pacientët e tij pasi u zbulua se ajo kishte filmuar veten duke kënduar dhe kërcyer mbi pacientët e saj gjatë operacioneve.
Janë gjetur dhjetëra video që tregojnë se Dr Windell Boutte këndon dhe kërcen teksa pacientët e saj janë në efektin e narkozës në sallën e operacionit, madje edhe duke i operuar.
Në një video Boutte shfaqet teksa këndon një këngë rrep teksa ishte duke operuar një pacient.
Ndërkaq i biri i një paciente fajëson Dr. Boutte se ka lënë nënën e tij Icilma Cornelius me dëmtime në tru.
a.ç