“Jemi të shqetësuar për 21-vjeçarin Leon Smith, i zhdukur nga lagja Wheatley në Halifax”, shkroi në Facebook, policia kanadeze e West Yorkshire.
Por në këtë postim komentoi vetë i riu duke shkruar, “Nuk jam zhdukur, jam në kërkim. Forca, bëni punën tuaj.”.
Reagimi i tij ndodhi të dielën në orën 16.30, ndërkohë që një orë më vonë u arrestua, për shkak se kishte kryer një krim, për të cilin policia nuk zbuloi më shumë detaje.
I riu shtoi në komentin e tij, se policia shkruan sikur të jenë të shqetësuar për sigurinë e tij, kur në të vërtetë duan ta arrestojnë.
21-vjeçari shpjegoi se policia po e kërkonte në vendet që frekuentonte zakonisht, ndërsa ai po mundohej të mos e gjenin./a.m.