Basha i ka hyrë një valle të rrezikshme me audiopërgjimin mes ‘Dëshmitarit X’ dhe një personi tjetër që PD pretendon se është vëllai i ministrit Xhafaj.
Kësaj aventure Donshikoteske, Basha i ka hyrë me shtysën e Saliut dhe e gjitha lidhet me kokainën e Durrës.
Kështu ka deklaruar kreu i grupit të PS, Taulant Balla, një ditë pas akuzës së kryeministrit Edi Rama se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD
Taulant Balla, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të dalin detaje të reja dhe do të jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD.
Deklarata e Ballës
“Tashmë kjo histori ka degraduar në një lojë “e ka kush e ka” autorësinë e përgjimit, Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë që autorësinë e ka PD dhe ajo që po rrezikon të dalë nga kjo histori është që autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe në këtë histori Saliu po na del të dali me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.
Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim i cili tashmë duket ditën për diellë që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendëshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, të cilë tashme, dhe këtu flas për Sali Berishën e ka kuptuar fare mirë që ne e dimë se kush është e vërteta.
Për ti shkuar të vërtetës deri në fund thirrja ime sikurse ditën e parë është ndaj prokurorisë që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë në luftën tonë kundër krimit të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin, kushdo qoftë.
Ne e dimë farë mirë që Bashën në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Sali Berisha për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë drogën, por që ka të bëjë me 613 kg e kokainës të fshehur nën banane.
Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg me persona të rangjeve më të larta të PD. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishme të fazës përmbyllëse të hapjes së negociatave.
Kjo është dicka që nuk i bën mirë Shqipërisë megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme”
Javanews.al/a.ç