Një mësuese e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kajan të Belshit është kallëzuar në polici nga nëna e një fëmije.
Sipas burimeve policore, nëna pretendon se djali i saj 10 vjeç është dhunuar nga mësuesja kujdestare e klasës por nuk jepen detaje mbi arsyen.
“Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, njofton policia e Elbasanit.
a.ç