“Nuk më kujtohet sa burra kam pasur”. Deklarata vjen nga një prej aktoreve më të njohura në Turqi, Ahu Tugba.
Tashmë në moshën 62-vjeçare, ajo ka bërë një rrëfim për gazetën “Posta”. Ajo shmangu pyetjen “sa herë ishte martuar në jetë” duke thënë se “nuk i kujtohej”, por shtoi se në të gjitha martesat ishte tradhtuar.
Në fakt ka disi të drejtë sepse aktorja është martuar plot 5 herë.
Tugba tha se nga ish-bashkëshortët e saj kishte edhe nga ata që kishin fjetur me shoqet e saj në ngushta dhe me punonjëset e shtëpisë.
“Ka nga ata që kanë lënë shtatzënë edhe shoqet e mia të ngushta”, – tha ajo.