Dita e martë pritet të karakterizohet nga një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë.
Nuk përjashtohen as reshjet e shiut në zonat malore. Gjatë mesditës dhe në orët e para të pasdites, vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Kjo situatë pritet të jetë prezente deri në mbrëmje. Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 29 – 30°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë./a.m.