Manuel Pellegrini ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajneri i ri i West Ham dhe do të fitojë 7 milionë euro në vit plus bonuse.
Trajneri kilian pritej të mbërrinte në Londër ditën e hënë për të finalizuar negociatat me bashkëpronarin David Sullivan, pasi u largua nga Hebei China Fortune.
Hammers-at kishin përpiluar një listë me katër kandidatë të fortë për të zëvendësuar David Moyes, i cili u largua javën e kaluar pasi kontrata e tij e shkurtër përfundoi – por tani kanë zgjedhur Pellegrini-n.
Pelegrini ka kaluar tre vite në Premier League me Manchester City-n dhe fitoi titullin në 2014. Ai gjithashtu ka fituar dy herë EFL Cup.
Kiliani udhëhoqi Qytetarët drejt gjysmëfinales së parë dhe të vetme në Champions League gjatë sezonit 2015/16, ku u mundën nga Real Madrid.Ai kaloi dy vite në stolin e kinezëve Hebei China Fortune, përgatiti Blic. (b.an)