Ylli i Barcelonës do të shkojë në Botëror si top golashënues i La Ligas dhe fitues i Këpucës së Artë për Europë, derisa shoku i tij i Kombëtares, Sergio Aguero po ashtu është gati
Lionel Messi është “në momentin e tij më të mirë” fizikisht dhe është gati për sfidën e tij më Argjentinën në Botëror.
Sipas Jorge Sampaoli, skuadra e La Albiceleste do të jetë e plotë në përballjen e tyre kundër Islandës, Kroacisë dhe Nigerisë në Grupin D në Rusi, derisa do të kërkojnë finalen e radhës në Botëror pas asaj më 2014.
“Kam biseduar me Messi dhe kam parë që ai është shumë i lumtur që do të vije, me ka thënë se është për momentin është shumë mirë fizikisht”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.
“Ai po stërvitet normalisht që nga java e kaluar. Mercado pati një problem por do ta shohim e po ashtu edhe Biglia, ”GazetaExpress”. (b.an)